Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën sot, ku votuan mbi 800 mijë qytetarë.
Përmes një postimi në Facebook, DV-ja ka bërë me dije se në bazë të rezultateve preliminare për fletëvotimet e numëruara për 2047 vendvotime ose 80% e vendvotimeve në gjithë Kosovën prin LDK-ja me 24,63 %.
Sipas DV-së, pas LDK-së me përqindje më të madhe të votove renditet Lëvizja Vetëvendosje me 24,27 % dhe Partia Demokratike e Kosovës me 22,41%.










