Dy mërgimtarë të rinj humbin jetën në aksident në Hungari (FOTO)

Dy mërgimtarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që dyshohet se ka ndodhur në Hungari.

Sipas raportimeve të mediave, ato po vinin në Kosovë. Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur një familjar i viktimave.

“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë”, ka shkruar një familjar në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka publikuar edhe fotografitë e tyre. Gazeta Express ka provuar të marrë një konfirmim për rastin nga Ambasada e Kosovës në Hungari, por deri tash s’ka marrë përgjigje.

FOTO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu