Dy persona nga Shkupi arrestohen në Greqi me 108 kg hashash

Policia greke ka bërë të ditur se sot në afërsi të Kosturit ka arrestuar dy shkupjan të cilët me makinë kishin tentuar të fusnin në Greqi 108 kilogramë lëndë narkotike të llojit hashash.

Tani për tani është bërë e ditur vetëm mosha e të arrestuarve, njëri 29 vjeç ndërsa tjetri 39 vjeçar.

Në kuletën e tyre janë gjetur rreth 700 euro. Ata janë arrestuar nga autoritetet greke ndërsa kanë dhënë deklaratat e tyre  para prokurorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu