Dy politikanët që “tradhtuan” Lulzim Bashën paralajmërojnë ndryshimin drastik në PD

Dy demokratë të pozicionuar krah ish-Kryeministrit, Klevis Balliu dhe Flamur Noka kanë folur për mediat pas përfundimit të takimit të Berishës me demokratët

Flamur Noka ka deklaruar se Sali Berisha ka dhënë mesazhin e qartë për një PD më të fortë dhe të bashkuar, në mënyrë që të rrëzohet Edi Rama.

Mesazhin e dha doktor Berisha, një PD më e fortë, më e hapur, më e bashkuar, për të mundur Edi Ramën”, tha Noka.

Nga ana tjetër, në të njëjtën linjë ka qenë dhe Klevis Balliu, i cili tha se përjashtimi i Sali Berishës nga PD do të vendoset me votë dhe referendum.

Tregon bashkim, që PD di të diskutojë dhe debatojë dhe është ngritur për votën e lirë. Do vendoset me votë dhe referendum, gjithë kjo energji tmerron Edi Ramën dhe gjithë kupolën e krimit të organizuar në qeverisje. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi së anëtarësia dhe askush ska më shumë rëndësi se qytetarët,” tha Balliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu