Dy qytete zvicerane, në 10 vendet me teknologjinë më të mirë në botë

Dy qytete zvicerane renditen në 10 top dhjetshën e vendeve me tekonologjinë më të zhvilluar në botë. Indeksi i Qyteteve të Zgjuara u lëshua nga Instituti për Zhvillimin dhe Menaxhim në Lozanë si dhe Universiteti i Singaporit për Teknologji dhe Dizajn.

Studiuesit pyetën qytetarët nga 109 qytete se çfarë mendojnë rreth shërbimeve teknologjike në pesë fusha të ndryshme: shëndet, siguri, lëvizshmëri dhe aktivitete, përcjell albinfo.ch.

Sipas IMD, rezultatet e shërbimeve po ofrojnë njohuri se si po ndikon teknologjia në epokën e COVID-19. Zvicra është i vetmi shtet që ka të pozicionuar dy qytetet në këtë top dhjetëshe. Cyrihun në vendin e tretë dhe Gjenevën në të shtatin.

Cyrihu ka rezultate të larta në fushën e objekteve shëndetësore, pjesëmarrjes politike si dhe në arsim. Banorët e këtij qyteti janë gjithashtu të kënaqur me shpejtësinë e internetit dhe mundësitë për të gjetur punë në internet.

Sidoqoftë, të anketuarit e sondazhit kritikuan mungesën e votimit elektronik dhe aplikacioneve për gjetjen e një hapësire parkimi ose ndarjen e makinave.

Gjeneva doli mirë në kategori duke përfshirë komoditetet themelore, pjesëmarrjen e qytetarëve, arsimin, shëndetësinë dhe lëvizjen sociale.

Por banorët ankohen për bllokimet e trafikut dhe ndotjen e ajrit. Problemi më i madh që raportuan banorët e të dy qyteteve është mungesa e strehimit të përballueshëm.

Të dy qytetet shpesh kanë rezultate të larta në sondazhet ndërkombëtare, duke vlerësuar cilësinë e jetës dhe vendet më të shtrenjta për të jetuar.

Singapori dhe Helsinki u renditën përkatësisht në vendet e para dhe të dyta, të ndjekura nga Auckland, Oslo, Kopenhagen, Taipei City, Amsterdam dhe New York në 10 më të mirët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu