Dy shqiptaret bëhen kryefjala e mediave gjermane

Shteti gjerman prej disa vitesh është kthyer në strehën e të rinjve shqiptarë, që kanë humbur shpresat për të ndjekur ëndrrat e tyre në Shqipëri.

Iris dhe Amela janë emrat e dy vajzave shqiptare, për të cilat kanë shkruar mediat gjermane. Kjo sepse prej katër muajsh ato punojnë në një azil në Gjermani.

Dy vajzat shqiptare janë trajnuar 4 muaj Kryqin e Kuq të Bavarisë. Në fillim ato shkuan në Gjermani me mendimin se si do t’ia dilnin të kujdeseshin për të moshuarit, por tashmë ato kanë ndryshuar mendim dhe e duan punën që bëjnë.

Ato tregojnë se brenda pak muajsh në Gjermani gjetën punë dhe se e vlerësojnë mjaft këtë fakt, pasi kalvari për punë në vendin tonë është një makth.

Njëra prej tyre ka thënë:

Kjo na befasoi. Në Shqipëri bëmë një kurs intensiv gjermanishteje për t’u përgatitur. Oferta e punës, erdhi si një surprizë, unë me pak fjalë u bëmë për ujë të ftohtë. Jemi shumë krenare për atë që bëjmë.’’


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu