Dy shtetas të Serbisë infektohen me coronavirus

Dy shtetas të Serbisë, anëtarë të ekuipazhit të anijes Diamond Princess, janë infektuar me coronavirus. Këtë informacion e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Gjatë një interviste dhënë Tanjug, ministri serb ka thënë se ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë, e ka informuar se dy nga 12 shtetasit serbë që ishin brenda anijes që ka qenë në karantinë në portin detar të Japonisë në Yokohama, kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për coronavirusin.

Bëhet fjalë për S.O. 29-vjeç dhe M.T. 30. Në anën tjetër Daçiq, tha se po pret informata tjera nga zyrtarët japonezë lidhur me atë se kur do të nxirren nga anija dhe në cilin spital do të dërgohen për trajtim.

Në anijen që ishte futur në karantinë në Japoni, gjendeshin 3.700 pasagjerë, 14 prej të cilëve janë shtetas të Serbisë, e 12 ishin anëtarë të ekuipazhit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu