Dy shtete ku mund të ikë Gruevski?!

Ndërsa shumëkush pret rikthimin e Nikola Gruevskit në vend, pas rënies së Orbanit në Hungari, ish-kryeministri dhe i arratisuri ka mjaft kohë për të menduar për hapat e tij të ardhshëm, përcjell INA.

Shanset që ai të vendosë të kthehet në atdhe janë minimale, sepse, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, do të duhej të hynte në burg.

Nga ana tjetër, ai ka dy opsione të mundshme për të vazhduar lirinë e tij – sipas informacioneve të “Fokus”, të strehohet në Rusi ose në Turqi.

Një tjetër tregues se Gruevski nuk po nxiton të kthehet është fakti se kompania e tij në Hungari është ende aktive, pra nuk e ka mbyllur./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu