Dy të rinj dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë para një qendre fitnesi në lagjen Aerodrom të Shkupit. Ngjarja është kapur nga kamerat dhe pamjet janë publikuar nga një qytetar në një grup në Facebook, ndërsa më pas janë shpërndarë edhe nga media lokale.
Sipas reagimeve dhe komenteve në rrjetet sociale, si dhe bazuar në mënyrën e veshjes së tyre, qytetarë të shumtë pretendojnë se bëhet fjalë për persona që vijnë nga familje e pasur në Shkup. Megjithatë, identiteti i tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinion, sidomos për faktin se vjedhja dyshohet të jetë kryer spontanisht dhe në mes të ditës, para një objekti publik. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me hetimin e rastit./INA/










