Dy të tretat e kreut shtetëror në SHBA, Talat Xhaferi mbetet ‘zot” shtëpie

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitar Kovacevskit janë në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga tre përfaqësuesit e kreut shtetëror, vetëm kryeparlamentari Talat Xhaferi gjendet në shtëpi.

Pendarovski është duke u udhëhequr delegacionin shtetëror në sesionin e 78 të të Asamblesë së Përgjithshme në OKB. Kryeministri Kovacevski vizitën e tij në Nju Jork po e shfrytëzon duke u takuar me përfaqësues të SHBA-ve dhe BE-së. Përherë të parë, dy krerët e shtetit në të njëjtën kohë janë në Nju Jork, sepse përfaqësimi i tyre në këtë organizatë është i rregulluar me rrotacion.

Presidenti është duke u shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Elizabeta Gjorgievska, zv/kryeministri, Fatmir Bytyqi dhe ministria i jashtëm Bujar Osmani. Edhe kryeministri nuk është vet, me të është z/kryeministri tjetër, Bojan Mariciq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu