Dy tërmete goditin Turqinë

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur shtetin turk.

Dy tërmete me magnitudë 4.1 dhe 4.2 ballësh kanë ndodhur qytetin e Hatayt.

Departamenti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se një tërmet me 4.1 shkallësh të Rihterit ka ndodhur në orën 15:34.

Tërmeti raportohet se ka ndodhur në një thellësi prej 13.34 kilometrash.

AFAD njoftoi se një tërmet i dytë me magnitudë 4.2 shkallësh të Rihterit ka ndodhur në rrethin Samandag të Hatay në orën 15.40.

Mësohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 19.92 kilometrash.

Theksojmë se deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.

Ndryshe, Turqia ishte goditur nga dy tërmete të fuqishme gjatë muajit shkurt, ku kanë mbetur të vdekur mbi 50 mijë persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu