Dybala: Gattuso është i çmendur, kam kaluar shumë mirë me të te Palermo

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala e ka vlerësuar trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso, duke e përshkruar si “të çmendur” në një mënyrë të mirë dhe duke shtruar se me të ka kaluar shumë mirë.

Dyshja ishin bashkë te Palermo, ku Dybala e kujton ish trajnerin e tij, si të ashpër në stërvitje, por e zbuloi se ai i ka ndihmuar shumë.

Gattuso u shkarkua pas vetëm gjashtë ndeshjeve në krye të Palermos gjatë sezonit 2013-14 në Serie B, por Dybala e kujton mirë atë periudhë.

“Ai është i çmendur. Por i çmendur në një mënyrë të mirë”.

“Në Palermo ai më ndihmoi shumë, edhe pse ishte për një periudhë shumë të shkurtër. Kam shumë kujtime të mira nga ai”.

“E vërteta është se u ndjeva jashtëzakonisht mirë me të”, ka thënë Dybala për Tuttosport.

Këtë sezon, Gattuso e zëvendësoi Carlo Ancelotti te Napoli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu