Dyshohet për koronavirus: Presidenti Trump pranon ti nënshtrohet testit

President amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është testuar për koronavirus, në një konferencë të mbajtur sot për media.

Ai bëri të ditur para gazetarëve se është në pritje të rezultateve, duke shtuar se është testuar për koronavirus në mbrëmjen e së premtes, mirëpo duke mos zbuluar rezultatet tha se nuk di se kur do të marrë një përgjigje në lidhje me to.

Në të gjithë globin, qeveritë po vendosin kufizime sa i përket parandalimit të këtij virusi vdekjeprurës, duke pezulluar kështu udhëtimet jashtë vendit,tubimet e mëdha dhe vizitat nëpër spitale, pasi që epidemia e koronavirusit ka shtrirë rrënjët e saj në të gjithë globin.

Shtëpia e Bardhë tani do të kontrollojë temperaturën e secilit që bashkëvepron me Presidentin Trump dhe Zëvendës Presidentin Pence.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu