E akuzuan se kishte nënshkruar memorandum kundër grekëve, ish-ministri i financave sulmohet nga 5 persona

Janis Varufakis, lideri i partisë së majtë opozitare greke MeRA-25 njëherësh ish-ministri i financave në greqi është sulmuar mbrëmjen e së premtes nga një grup pesronash në kryeqytetin grek.

Referuar mediave vendase, Varufakis ishte ishte në një aktivitet në një restorant në lagjen Eksarhia të Athinës, ku një grup njerëzish kanë brohoritur thirrje të ndryshme kundër liderit të opozitës greke.

Ish ministri grek u cua nga tryeza dhe doli në ambinentet e jashtme të restorantit për të parë konkretisht se çfarë kishte ndodhur. Në momentin që ai doli ai u sulmua nga të paktën 5 persona, ku njri prej tyre po filmonte të gjithë sulmin.

Të gjithë ishin të veshur me të zeza teksa kishin mbuluar fytyrën. Dikush nga sulmuesit ka akuzuar ish ministrin e fuinancave se ai kishte nënshkruar memorandumet e ndihmës europiane për Greqinë me masa shtrënguese për grekët.

Goditjet ishin të fokusuara në fytyrën e Varufakis, për pasojë ai theu hundën dhe pësoi disa gërvishtje në fytyrë, teksa shkoi në spital I gjakosur, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, raporton abcnews.al

Autroritetet helene kanë bërë të ditur se kanë identifikuar një nga pesë përsonat që dyshohet që janë të grupmoshave nga 30 në 40 vjeç. Në prononcimin e tij të parë mëngjesin e së shtunës ai deklaroi : “Nuk do të lejojmë që parashteti dhe bota e krimit të na ndajnë. Ata që më sulmuan nuk ishin anarkistë të majtë apo pjesëtarë të ndonjë lëvizjeje, por keqbërës të natës”.

Hetimet policore për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të sulmit të mbrëmshëm janë në zhvillim, teksa sulmi është dënuar unanimisht nga gjithë partitë politike të vendit

Varoufakis, ka qenë ish-ministër i Financave në qeverinë e Aleksis Tsipras për dy vjet. Ai u bë I famshëm si në periudhën e errët të krizës ekonomike, ku edhe iu desh të negocionte shpesh borxhet e vendit me kreditorët europianë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu