E ardhmja e Lionel Messit para një dileme të madhe: A mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë?

Ka disa ditë që mediat në Spanjë raportojnë se Lionel Messi nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Barcelonën, me atë aktuale që skadon në verën e vitit 2021.

Madje, më tej bëhet e ditur se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Blaugranasit si lojtarë i lirë në këtë verë, shkaku i një klauzole speciale që ia lejon këtë gjë.

Kështu, a mund të transferohet 32-vjeçari te skuadrat si Manchester City apo Manchester United, që thuhet se po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij?

Nëse vendosë të largohet nga Barca, argjentinasi me shumë gjasë mund të kalojë te Citizens, pasi aty ka raporte të mira me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.

E gjithë kjo situatë ka arritur shkaku i përplasjes së tij me Eric Abidalin në fillim të këtij vitit, derisa edhe neglizhenca e Josep Maria Bartomeut që ta rikthejë Neymarin në Camp Nou.

Një tjetër fakt është edhe kompania që është paguar nga presidenti i klubit që të shkatërrohet imazhi i disa lojtarëve e -ish-lojtarëve dhe të lartësohet figura e tij.

Një destinacion tjetër i Messit do të ishte edhe Interi i Antonio Contes, në mënyrë që të ringjallë rivalitetin me Cristiano Ronaldon që luan te Juventusi.

Kjo verë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e yllit argjentinas, pasi aty do të mësohet nëse e vazhdon kontratën apo largohet si lojtar i lirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu