E bleu 6 dollarë, guri i shahut e bën milioner pas 55 vitesh (FOTO)

Fati të vjen atëherë kur nuk e pret e këtë e di mirë një i moshuar, të cilit i shkëlqeu dielli në moshë të madhe. Në vitin 1964 një tregtar i sendeve antike bleu në Skoci një gur shahu të fildishtë për vetëm 6 dollarë.

Megjithëse nuk e kishte menduar kurrë që mund ta bënte milioner, ai e ruajti gurin në sirtar për 55 vite. Pas gjysëm shekulli ai zbuloi se guri ishte pjesë e një seti të shahut të shekullit XII, të quajtur “Lewis Warder”, i cili mund të shitet tani në ankand për 1,3 milionë dollarë.

Të paktën kështu e vlerësoi shtëpia e ankandeve Sotheby, ku familja e pronarit të ndjerë të gurit e dërgoi për vlerësim. Gurët e shahut u gjetën në ishullin “Lewis” në Skoci në vitin 1831, por mungonin pesë gurë, një kalë dhe katër “torra”.

Gurët besohet se janë gdhendur në shekullin XII në Trondheim, Norvegji.

Nga 93 pjesët e tjera të gjetura, 82 janë në Muzeun Britanik të Londrës, ndërsa 11 në Muzeun Kombëtar të Skocisë në Edinbur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu