E BUJSHME/ Favre pranë shkarkimit, Dortmund mendon për “Special One”

Muaji i mjaltit mes Lucien Favre dhe presidencës së Borussia Dortmund ka mbaruar. Humbja ndaj Interit mbrëmjen e së mërkurës në Champions League ka lëkundur jo pak pozitat e teknikut zvicerian, me Schalke 04 që mund ta fundosë përfundimisht.E nëse diçka e tillë ndodh, në Gjermani janë të bindur se pasuesi i tij në krye të verdhezinjve nuk është as më shumë dhe as më pak se sa Jose Mourinho.

Portugezi cilësohet si trajneri ideal për të ringritur klubin, i cili ka humbur shumë nga shkëlqimi i viteve të fundit. E kush më mirë se “Special One” do ta sfidonte për titull një kollos si Bayern Munich.

Faktet përforcohen akoma dhe më shumë me faktin se pak ditë më parë, Mourinho u shpreh me nota optimiste për ecurinë e Dortmund dhe një “martesë” me nënkampionët e Gjermanisë nuk do të ishte aspak çudi. Jo vetëm kaq. Në media qarkullon një lajm që Mourinho po ndjek kurse të gjuhës gjermane. Për kulturën personale tha 56 vjeçari, por padyshim që askush nuk e beson këtë shpjegim.

Si për koincidencë, Mourinho mund ta marrë drejtimin e Dortmund menjëherë pas ndeshjes me Schalke 04 dhe më pas të debutojë në Europë pikërisht ndaj ish-skuadrës që e dashuron aq shumë, Interit. Ndoshta ky është rasti për t’i treguar gjithë botës që Mourinho është një burrë dhe gjithmonë një “Special One”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu