E bujshme, ja kush do jetë transferimi i parë i Real Madridit në janar

Real Madrid duket se po e merr veten pas ardhjes së trajnerit të ri.

Tashmë skuadra i ëhstë rikthyer fitoreve dhe për më tepër po përgatiten për merkaton e dimrit.

Sipas mediave spanjolle blerja e parë e Real Madridit në merkaton e Janarit do të jetë ylli i River Plate, Exequiel Palacios.

Sipas po të njëjtave burime Real Madrid ka arritur marrëveshje me River Plate dhe vetë mesfushorin, ndërsa ajo do të bëhet publike pas finales së Copa Libertadores.

Palacios do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2024.

24-vjeçari luan në ligën elitare argjentinase që prej moshës 17-vjeçare edhe pse ende nuk i ka zhvilluar 50 ndeshje.

Ai ka debutuar edhe për ekipin kombëtar të Argjentinës dhe është lojtar kyc i River Plate në përpjekjen e saj për ta fituar Copa Libertadores.

Në Madrid ndiejnë se Palacios është mjaft i pjekur dhe i gatshëm për të kaluar në ligën spanjolle. Transferimi i tij do të kushtojë pak më shumë se 20 milionë euro./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu