E bujshme, Juventus arrin marrëveshje me Rabiot, kontratë 5-vjeçare

Juventusi ka nisur punën seriozisht në merkato, pas zyrtarizimit të trajnerit Maurizio Sarri, ndërsa sot emisioni El Chiringuito në Spanjë zbulon se klubi bardhezi ka bërë një goditje të rëndësishme, sepse ka gjetur marrëveshjen me mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabiot.

24-vjeçari ka qenë jashtë skuadre te PSG që në janar, sepse refuzonte të rinovonte, për të dalë i lirë në treg këtë verë, duke qenë në fund kontrate. /TS/

Lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, Rabiot ka humbur vendin në kombëtare pikërisht për shkak të problemeve me PSG, por prej muajsh e kërkonin disa prej klubeve më të rëndësishme në planet.

Përveç kësaj, francezi (më shumë se 200 ndeshje me PSG) do të marrë 10 milionë euro në momentin e firmës, duke qenë lojtar i lirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu