E bujshme, Lorik Cana i rikthehet futbollit, ja cilin klub do ta drejtojë

Lorik Cana edhe pse ka dhënë “doreheqjen” nga futbolli, kurrësesi nuk do të largohet nga ky sport.

Së fundmi ai ka konfirmuar se shumë shpejt do të jetë drejtues i një klubi futbolli.

Cana ka folur për “Lalaziosiamonoi” ku është shprehur:

“Kam një fondacion në Kosovë, ku jam themelues dhe president, punoj me të vegjlit. Merrem pak edhe me televizion, por brenda dy viteve do të filloj një karrierë si drejtues në botën e futbollit profesionist.”

“Nuk dua absolutisht të largohem nga bota e futbollit, do të bëj gjëra të tjera nëpërmjet fondacionit dhe TV-së, por kam dëshirën që të provoj botën e drejtuesve. Ku? Jo në Shqipëri, por gjithsesi në Europë” ka shtuar Cana. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu