Princesha Diana është konsideruar si mbretëresha më e bukur e të gjitha kohërave, sipas raportit të artë, kirurgu Julian De Silva bëri analizën e raportit në disa gra mbretërore më të njohura dhe zbuloi se e ndjera ishte më tërheqëse, pasi kishte marrë rezultatin më të lartë, raporti i Artë u shpik në Greqinë e lashtë për të përcaktuar ‘përsosjen fizike’ duke krahasuar matjet, raportet dhe simetrinë e tipareve të fytyrës.
Formula matematikore u përdor nga Leonardo Da Vinci në veprën e tij, Njeriu Vitruvian, dhe që atëherë është përshtatur nga shkencëtarët për të përcaktuar përkufizimin e bukurisë së përsosur.
Dhe tani ajo është zhvilluar në një teknikë të kompjuterizuar të hartës së fytyrës nga Dr De Silva, i cili përdor teknologjinë në punën e tij, ai përcaktoi se Princesha Diana është më tërheqëse, e percjellur nga Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe e ndjera Grace Kelly e Monakos, Meghan Markle dhe Kate Middleton dolën përkatësisht të katërtat dhe të pestat.
“Diana, Meghan dhe Kate janë gra shumë të bukura, por sipas Raportit të Artë të përsosmërisë fizike, Princesha Diana del në krye për formën e fytyrës, gjerësinë e hundës, zonën e vetullave, ballin dhe vetullat – të cilat morën të gjitha rezultatet më të mira, rezultatet më të ulëta ishin buzët, të cilat i kishte pak të holla dhe mjekra, më pak klasike se disa nga gratë e tjera”, tha ai.









