Tmerr në Shkup: E bija gjen nënën 76-vjeçare të vdekur me shenja dhune, rasti i dytë brenda 5 ditësh

Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur me shenja të dukshme dhune në shtëpinë e saj, në rrugën “Gjurçin Kokale”, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 27 tetor, në orën 09:18, vajza e saj ka raportuar se e kishte gjetur nënën pa shenja jete. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen dhe shenjat e dhunës.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa trupi është dërguar për autopsi. Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Gjorçe Petrov, ku një person është gjetur i vdekur në banesën e tij me shenja dhune. Më 22 tetor, në shtëpinë e tij ishte gjetur i vdekur edhe një 62-vjeçar.

Deri më tani, nuk ka informacione nëse dy rastet kanë lidhje mes tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu