E djeshmja mizore, Thaçi: Ja kush është Merkel e ja Vuçiç

Presidenti Thaçi ka hedhur një paralele mes Vuçiçt dhe Merkelit, duke evidentuar diferencën morale mes të dyve, e sigurisht shteteve që përfaqësojnë, në qasjen ndaj së kaluarës.

“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschëitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin.

Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur turpi, asgjë pos turpit, shprehet kur diskutojmë për atë që la pas Millosheviqi”, shkroi Thaçi, duke përmendur prap dy realitete të njëkohshme: dënimin që Merkel i bën krimeve naziste, e mohimit nga ana tjetër që Vuçiç i bën krimeve të Millosheviçit, duke iu referuar mohimit të që presidentit serb i ka bërë masakrës së Raçakut. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu