E dridh Bujar Osmani, godet keq sllavët

Për shkak të mosftuarjes së Kosovës, Zv.kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani dhe shefi i diplomacise shqiptare, Ditmir Bushati, kanë refuzuar ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës për të marrë pjesë në një Forumin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që eshte paralajmeruar të mbahet me 23 shkurt në Banja Llukë.

Zëvendëskryeministri Osmani në një intervistë dhënë për RTK-në ka theksuar se ,“Edhe përkunder faktit se konfirmova prezencën time në atë konferencë pasi që kuptova se Kosova nuk është ftuar vlerësova edhe si zv.kryeministër i Maqedonisë nuk do të ndihmon procesin një konferencë në të cilën nuk do të merr pjesë një prej gjashtë shteteve ,prandaj edhe i informova organizatorët se nuk do të marr pjesë në konferencë Bisedova edhe me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe u dakorduam që bashkërisht të mos marrim pjese në këtë konference” Osmani poashtu ka bërë të ditur për RTK se se Qeveria e Maqedonisë solli vendim që brenda një muaji të vihet në funksion aksi rrugor që lidhë Kumanovën me Gjilanin përmes një objekti të improvizuar që do të vendoset në vendkalimin kufiar Bellanov -Stançiq.

“Sot në Qeveri e sollëm vendimin që dogana e Maqedonisë në bashkepunim me Ministrinë e Brendshme dhe institucionet perkatëse në afat prej disa javëve ta instaloj objektin e improvizuar të kalimit kufitar që të mund vendkalimi te behet funksional për një muaj,kurse paralelisht të zhvillohen aktivitetet për ndërtimin e objektit nga ana e delegacionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë,tek i cili procedura e tenderimit mund të merr disa muaj“ka theksuar Osmani Ai ka thënë se për këtë çështje janë dakorduar edhe me ministren e integrimit evropian,Dhurata Hoxha,në një takim të realizuar ditë më parë në Prishtinë. RTK/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu