Dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri dalin nga burgu i Idrizovës, ndërsa i akuzuari i tretë Sami Luta ka dal nga burgu dhe ka mbërritur në shtëpinë e tij, ku është pritur nga familjarët dhe lagja ku jeton.
Qerim Mamuti, drejtor i burgut të Idrizovës theksoi se janë nënshkruar vendimet dhe se dalin nga burgu. Ai këtë e ka bërë pasi që në adresë të burgut ka ardhur shkresa nga ana e Gjykatës Supreme, që e rikthen në rigjykim rastin dhe se që urdhëron që të akuzuarit për rastin “Monstra” të mbrohen në liri.
Po ashtu lirohet edhe Fejzi Aziri që ka qenë në burgun e Shtipit.
Dhjetëra familjarë janë tubuar para burgut të Idrizovës për pritjen e lirimit të të afërmve të tyre që më shumë se 5 vite e gjysmë qëndruan në burgun e Idrizovës, pas dënimit të shqiptuar për ta me burgim të përjetshëm.
Dënimet për terrorizëm shkaktuan edhe më shumë tensione, ndërsa në Shkup shpërthyen përleshje të tjera midis disa mija njerëzish të zemëruar, kryesisht të rinj shqiptarë dhe policisë, e cila përdori gaz lotsjellës, tuba uji, granata tymuese dhe spraj me piper në përpjekje për të shuar trazirat.
Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta ishin në burg në Maqedoni, por dy të tjerët, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, janë në burg në Kosovën fqinje ku ata po shlyejnë një tjetër dënim që s’ka lidhje me këtë.
Protestuesit thanë se nuk i besonin gjykatës, duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski se ka ndikuar në marrjen e vendimeve.
Seanca dëgjimore në Gjykatën e Apelit pritej të shënonte një kthesë në këtë çështje të profilit të lartë.
Spekulimet sugjeruan se mbrojtja mund të paraqiste prova të reja nga transkriptimet e bisedave të përgjuara rreth çështjes mes zyrtarëve të lartë – pjesë e një sasie të madhe regjistrimesh që opozita maqedonase ka bërë publike në përpjekjen e saj për të rrëzuar qeverinë.
Përgjimet hedhin dyshime mbi dënimet, sipas kreut të opozitës Social- Demorkate, Zoran Zaev. Por Zaev nuk i ka publikuar transkriptimet, duke thënë se druhet se ato mund të shkaktojnë një reagim të dhunshëm nga komuniteti i madh shqiptar në vend. (INA)












