E fundit në listë, a e dini sa ton ar ka Shqipëria?

Shqipëria është në vendin e fundit për sasi ari në një listë prej 100 shtetesh.

Shqipëria me 1.6 tonë rezerva ari është rënditur e fundit në listën që kryesohet nga SHBA me 8 133 5 tonë.

Maqedonia është radhitur në vendin e 79-të. Kjo në bazë të një raportit të World Gold Council. Shifrat i ka konfirmuar Fondi monetar ndërkombëtar (FMN).

Nga rajoni i Ballkanit më së shumti ar ka Greqia, 112,2 ton ar, vijon Bullgaria me 40 ton, Serbia 16,1 ton, Sllovenia 3,2 ton, Bosnja e Hercegovina 3 tonë.

Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi nuk janë në listë. Sipas listës e para është SHBA-ja me 8.133,5 ton, e dyta Gjermania me 3.384,2 ton, FMN-ja me 2.814 ton, pastaj Italia me 2.452,8 ton, Franca me 2.435,4 ton, Rusia është e pesta me 1.094,7 ton.

E parafundit (99) në listë është Haiti me 1,8 ton dhe Shqipëria e fundit me 1,6 ton. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu