Disa autoambulanca dhe forca të shumta policie janë afruar pranë automjetit ku ndodhet prej disa orësh 35-vjeçari
Ka marrë fund rezistenca e Nertil Buzit, i cili raportohet se ka vrarë veten.
Disa autoambulanca dhe forca të shumta policie janë afruar pranë automjetit ku ndodhet prej disa orësh 35-vjeçari, teksa dyshohet se ai ka qëlluar veten me armë zjarri.
Në vendngjarje janë futur menjëherë ekipet mjekësore dhe efektivët e policisë, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar mbi gjendjen e tij dhe rrethanat e ngjarjes.









