Nga konferenca e parë shkencore te 37 punime të publikuara: Përvoja kërkimore dhe angazhimi shkencor i Donika Bakiut

Nga një konferencë e parë shkencore si studente e vitit të dytë, te mbrojtja e doktoraturës në moshë të re në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), e deri te 37 punime shkencore dhe angazhimi në komunitetin akademik ndërkombëtar. Rrugëtimi i saj akademik tregon se suksesi ndërtohet hap pas hapi , me punë, përkushtim dhe besim te dija. Ajo që nisi si një përvojë e parë shkencore në bankat universitare, me kalimin e viteve u shndërrua në një angazhim të gjerë akademik dhe një karrierë të ndërtuar me përkushtim.

1.Donika, ju keni publikuar 37 punime shkencore dhe keni ndërtuar një përvojë të rëndësishme akademike. Si ka evoluar rrugëtimi juaj shkencor dhe çfarë ju motivon të vazhdoni kërkimin dhe publikimin?

Rrugëtimi im shkencor ka nisur shumë herët, që gjatë studimeve universitare. Një moment veçanërisht i rëndësishëm për mua ka qenë pjesëmarrja në konferencën e parë shkencore, kur isha në vitin e dytë të studimeve. Në atë konferencë isha edhe pjesëmarrësja më e re, gjë që për mua e bëri atë përvojë edhe më të veçantë dhe sfiduese. Ishte një mundësi që më dha kurajë të prezantoja idetë e mia përpara një audience akademike dhe të kuptoja se shkenca nuk është vetëm pjesë e studimeve universitare, por edhe një hapësirë ku mund të kontribuoj me punën dhe perspektivën time.

Për këtë fillim jam veçanërisht mirënjohëse ndaj Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (FGJKK), në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, të cilët më krijuan mundësinë dhe mjedisin e duhur akademik për t’u afruar me kërkimin shkencor që në vitet e para të studimeve. Besoj se mbështetja dhe inkurajimi që një student merr në fillimet e tij mund të ndikojnë shumë në formimin e mëtejshëm akademik.

Që nga ajo konferencë e parë, kërkimi shkencor është bërë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim profesional. Sot, pas 37 punimeve shkencore të publikuara dhe përvojave të ndryshme, e shoh çdo publikim jo thjeshtë si një rezultat, por si një hap të ri në procesin e të mësuarit dhe të kontribuarit në shkencë.

Motivimi im kryesor vazhdon të jetë kureshtja shkencore dhe dëshira për të hulumtuar, për të sjellë perspektiva të reja dhe për të qenë pjesë aktive e komunitetit akademik. Mendoj se shkenca është një rrugëtim që nuk përfundon me një diplomë apo me një numër publikimesh. Ajo kërkon të mësosh vazhdimisht, të reflektosh dhe të jesh i hapur ndaj ideve të reja.

2. Jeni ftuar si recensuese-reviewer nga revista ndërkombëtare, ndër të cilat të fundit janë Journal of Language Pedagogy and Linguistics dhe Critical Journal of Social Sciences. Si e vlerësoni këtë përvojë dhe çfarë përfaqëson për ju përfshirja në procesin e vlerësimit të punimeve shkencore?

Të jesh e ftuar si recensuese- reviewer nga revista ndërkombëtare, ndër të cilat Journal of Language Pedagogy and Linguistics dhe Critical Journal of Social Sciences, është një përvojë e vlefshme dhe një përgjegjësi profesionale. Për mua, ky angazhim përfaqëson një mundësi për të kontribuar, sado modestisht, në vlerësimin dhe përmirësimin e punimeve shkencore.

Besoj se roli i një recensuesi nuk kufizohet vetëm në evidentimin e mangësive të një punimi, por përfshin edhe dhënien e sugjerimeve konstruktive që mund t’i ndihmojnë autorët të përmirësojnë punën e tyre. Ky proces kërkon paanshmëri, korrektësi dhe përgjegjësi, duke pasur gjithmonë në fokus cilësinë e kërkimit shkencor.

Njëkohësisht, kjo përvojë më krijon mundësinë të njihem me tema, metodologji dhe perspektiva të ndryshme kërkimore, nga të cilat mësoj edhe vetë. E vlerësoj këtë angazhim si një formë bashkëpunimi akademik dhe si një mundësi për të dhënë kontributin tim në ruajtjen e standardeve të botimeve shkencore, duke vijuar njëkohësisht të mësoj dhe të zhvillohem profesionalisht.

3.Punimet tuaja dhe angazhimi juaj akademik lidhen me një hapësirë shkencore që shtrihet përtej vendit. Sa e rëndësishme është për studiuesit tanë që puna e tyre të jetë e pranishme dhe e vlerësuar në komunitetin akademik ndërkombëtar?

Është jashtëzakonisht e rëndësishme. Shkenca nuk njeh kufij dhe studiuesit tanë duhet të kenë mundësinë dhe guximin që punën, idetë dhe rezultatet e tyre t’i prezantojnë edhe përtej kufijve të vendit. Prania në hapësirën akademike ndërkombëtare është një mundësi për të treguar se edhe nga vendet tona mund të vijnë kërkime me vlerë dhe kontribute që pasurojnë debatin shkencor.

Pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare dhe publikimi në revista shkencore krijojnë mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e ideve, njohjen me qasje dhe metodologji të reja, krijimin e bashkëpunimeve akademike dhe përfshirjen në projekte ndërkombëtare. Përmes këtyre përvojave, studiuesit jo vetëm që prezantojnë punën e tyre, por edhe pasurojnë perspektivën e tyre shkencore.

Edhe gjatë periudhës së fundit kam pasur mundësinë të kontribuoj me disa punime që lidhen me fusha të ndryshme të


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu