E fundit: Zhan Mitrev merret në Prokurori

Prokuroria Themelore Publike ka konfirmuar se Zhan Mitrev është ftuar në pyetje në lidhje me rastin e trajtimit të pacientëve me virus, për të cilin ka raportuar IRL.

Pas publikimit të dokumentarit për trajtimin e pacientëve me hemo filtrim, nga Prokuroria u vendos që doktori Zhan Mitrev të thirret në pyetje, sipas denoncimeve.

Nga aty shtojnë se Dr. Mitrev është ftuar që të vijë në Prokurori dhe të jap deklaratë lidhur me këtë rast.

Sipas informacioneve, biseda informative me dr. Mitrev është duke u zhvilluar nga prokurori Gavril Bubevski./Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu