E futën në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, Dodik ofendon rëndë presidentin amerikan

Në takimin e partisë SNSD në Republika Srpska, fjalën kryesore e pati Millorad Dodik, i cili është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Sapo u ngrit në foltore, Dodik nuk hezitoi të ofendojë presidentin amerikan Joe Biden.

Kjo nuk është hera e parë që Dodik që njihet për afërsinë me presidentin rus Vladimir Putin dhe përmes tij krijon tensione në Bosnje, ofendon politikanët perëndimorë.

Kujtojmë që Dodik ishte futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, për shkak të korrupsionit dhe tendencës për nisjen e një konflikti të ri në Bosnje e Hercegovinë.

E duket se kjo ndalesë nga ana e Shteteve të Bashkuara nuk i ka pëlqyer fare liderit serb të Bosnjës, i cili filloi të ofendojë Bidenin me fjalët më të rënda.

“Arsyeja pse nuk shkoj te Bideni… Nuk ia vlen, po të shkoja te ai, të nesërmen nuk do të mbante në mend se kush ka qenë. E ka kapur demenca. Nuk ka asgjë nga ai”, dëgjohet Dodik duke thënë në mbledhjen e partisë së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu