“E gjithë” Mqedonia në Greqi

Maqedonia ka probleme diplomatike bilaterale me Greqinë në lidhje me emrin por kjo nuk ju bën problem qytetarëve që të udhëtojnë drejtë Greqisë dhe të krijojnë pritje të gjata në kufi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se në kufirin me Greqinë ka pritje nga 20 minuta, në të vërtetë në kufi ka pritje prej 40 minuta, të paktën.

Kolonat janë me kilometra, ka vozitës të nervozuar, dhe udhëtarë të dëshpëruar.

”Jemi duke pritur për 40 minuta dhe nuk ka ndonjë lëvizje nga ky vend. Ky është tmerr, pse duhet të presim nëse duam të shkojmë për qejf në Greqi për fundjavë” thonë për Telegrafin lexuesit që na kanë dërguar edhe fotografitë nga vendkalimi kufitar.
mk
gr
sk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu