E kap policia me 304 km/h, ja çfarë ndodhi me shoferin

Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi me veturën e tij kishte zhvilluar shpejtësi 304 km/h në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Shoferi i automjetit ka lëvizur me shpejtësi 304 km/h në Autoudhën “Dr.Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h. Ndaj tij është shqiptuar 300 € gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe 3 pikë negative”, ka njoftuar policia.

Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontroll të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu