E kërkon Sampdoria, flet De Biasi

Emri i Giani de Biasit, qarkullon ditët e fundit në kampin e Sampdorias, si një alternativë për të marrë drejtimin e skuadrës

Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, ka sqaruar këtë çështje, duke folur për “Secolo XIX”.

Takimi me stafin e Sampit? “Ishte një drekë mes miqsh, në të cilën u fol për punë. Nuk duhet ta ekzagjërojmë. Mos e thoni që unë do jem trajneri ardhshëm i Sampdorias, pasi kjo gjë nuk është korrekte. Kompania është duke bërë vlerësimet e veta dhe merr në shqyrtim disa kandidatë, ndër të cilët jam edhe unë, gjë që më bën krenar”, shprehet De Biazi.

Më tej ai shton: “Pothuajse i kam parë të gjitha ndeshjet e Sampdorias, pasi të azhornohem është pjesë e punës time”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu