“E kisha parashikuar tërmetin”, sizmologu grek tregon detajet: Kam studiuar lëvizjet tektonike të Shqipërisë për më shumë se 25 vjet

Ekipi hulumtues i profesorit të Neotectonikes dhe Paleosismologjise në Universitetin Aristotle të Selanikut, Spyros Pavlidis, pretendon të ketë parashikuar tërmetin me madhësi 6.4 në Shqipëri.

Siç tha zoti Pavlidis në TV Star, ekipi i tij hulumtues ka studiuar lëvizjet tektonike e Shqipërisë për më shumë se 25 vjet, duke marrë pjesë gjithashtu në përpunimin e hartës neo-tektonike të Shqipërisë.

Vlerësimi i tërmetit është bërë jo vetëm në bazë të të dhënave sizmologjike, por edhe të të dhënave gjeologjike. Ai thotë se ekipi i tij ka krijuar një bazë të dhënash që përmban të gjitha rreziqet për Greqinë, por dhe Shqipërisë.

Pas tërmetit të fundit rezulton se toka është ngritur 8.4 cm në një gjatësi 15 km në verilindje të Durrësit në Hamallaj. Studiuesit në Observatorin Kombëtar të Athinës, Vassilis Tsironis dhe Athanasios Ghana, përdorën të dhëna satelitore dhe paraqitën ngritjen e tokës në këtë zonë me 8.4 cm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu