E konfirmon Igli Tare: Lazio është e interesuar në transferimin e Marash Kumbullës

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka konfirmuar se ata janë të interesuar në transferimin e Marash Kumbullës nga Hellas Verona në këtë verë.

Mbrojtësi shqiptar po kalon nëpër një formë të lartë dhe shumë skuadra evropiane janë vënë pas tij.

Por, Lazio është favorit për të transferuar reprezentuesin e Shqipërisë, ndërsa Verona kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij.

Tare ka thënë se ata duan të transferojnë Kumbullën, pasi mund të jetë një lojtarë që ndryshon mbrojtjen e tyre.

“Ne jemi takuar me Veronën dhe u kemi treguar interesimin tonë për Marashin”, ka thënë ai në një intervistë për Sky Sport Italia.

“Lazio është në rrugë të drejtë në këto vite dhe duam të vazhdojmë fuqishëm në vitet e ardhshme në zhvillimin tonë”.

“Kumbulla është një lojtar shumë i talentuar dhe ne duam të transferojmë atë qysh në këtë verë, Marrëveshja mund të mbyllet të enjten, kur ne takohemi me Veronën dhe agjentin e lojtarit”, ka shtuar më tej Tare.

Lazio duhet të paguajë 30 milionë euro për transferimin e Kumbullës, por mund të ofrojë edhe 28 milionë plus dy milionë bonuse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu