E konfirmon LDK: Vetëvendosje mbrëmë na ka bërë ofertë të re

LDK konfirmon se ka marrë ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nga kjo parti thuhet se do të shqyrtohet ditëve në vijim.

Përmes një komunikate për media, LDK ka thënë se VV u ka paraqitur një ofertë të re, me disa ndryshime të vogla nga ajo që u tha në takimin e kaluar.

Megjithatë, këto ndryshime do të shyrtohen nga LDK, ditëve në vijim.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, thuhet në komunikatën e LDK’së.

Ndërkaq deri tani raportohet se oferta e re që Kurti ia ka bërë Isa Mustafës është rritja e numrit të Ministrive.

Kujtojmë se dy partitë në fjalë për më shumë se 3 muaj nuk po arrijnë që nënshkruajnë koalicionin qeverisës, për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e pozitave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu