E konfirmon “The Sun”: Zlatan Ibrahimovic ka rrënjë shqiptare (FOTO)

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë, mesa duket krah gjyshit të tij, ndërsa shkruan “rrënjë ballkanike”.

Por gazeta e famshme britanike “The Sun” thotë se Ibrahimoviç ka edhe origjinë shqiptare.

Sipas të njëjtave burime Ibrahimoviç ka origjinë boshnjake dhe kroate. Babai i tij është Shefik Ibrahimoviç, një mysliman nga Bosnja. Ndërsa nëna, Jurka është katolike nga Kroacia, gjysmë shqiptare. Pra Ibrahimoviç është ¼ shqiptar.

Gazeta britanike thotë se dy prindërit e tij emigruan në Suedi, ku u njohën dhe u martuan.

Zlatan ka fituar 13 tituj kampionati në gjashtë klube të ndryshme, përfshirë Paris Saint-Germain, Ajax, Inter, Milan dhe Barcelona. Ibrahimovic ka shënuar 494 gola në karrierën e tij të shquar 21-vjeçare, nga vetëm 817 ndeshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu