E konfirmuar, e premtoi Clinton, George W.Bush, Obama, por e bën realitet Trump

Në vitin 2016, Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është koha që të njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. ai plotësoi një premtim tjetër të fushatës.

Njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit e premtuan Presidentët Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama, por asnjë prej tyre gjatë presidencave nuk firmosën aktin e njohjes.

“Tani është koha të njohim Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, tha Presidenti Trump, duke shtuar se ” presidentët e mëparshëm ndonëse e kanë bërë këtë një premtim të madh gjatë fushatës, ata nuk arritën ta realizojnë. Sot, unë po firmos këtë.

Sot, më në fund e pranojmë qartësisht: Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit. Kjo nuk është asgjë më shumë se një njohje e realitetit. Është gjithashtu gjëja e drejtë për të bërë. Është diçka që duhet bërë”, tha Presidenti Trump.

Në vijim ai shtoi se SHBA. do të lëvizin përfundimisht Ambasadën në Jeruzalem, në përputhje me Aktin e vitit 1995.

“Unë kam gjykuar që kjo rrugë veprimi do të jetë në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve”, shtoi Trump.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu