E majta: Qeveria do t’i japë 130 milionë euro për automjete elektrike një familjeje të afërt me BDI-në

Guri i themelit për fabrikën e automjeteve elektrike dhe shpallja e Artan Grubit për ndihmë shtetërore prej 130 milionë eurosh, nuk është gjë tjetër veçse transferim i parave publike nga thesari i shtetit në buxhetin e personave të afërt me BDI-në, pretendon partia politike “Levica”, transmeton InfoShqip.

Pas kompanisë “Next e.go” qëndron “Ecologist International” dhe familja Destani, e cila është e lidhur edhe me klubin e futbollit Shkendia nga Tetova.

Në vitin 2020, pronari Ljazim Destani u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër shqiptarë në fushatën e atëhershme të BDI-së për kryeministër të Shqipërisë dhe anëtarët e kësaj familjeje janë mysafirë të rregullt në eventet e organizuara nga elita politike shqiptare, thuhet në reagimin e “Levica”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu