E marta e pritshme e Trump-it

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të shpallë të martën se është “kandidat për zgjedhjet presidenciale” në 2024, konfirmoi këshilltari i tij i ngushtë.

Manjati i pasurive të paluajtshme ka lënë të kuptohet më parë se ai mund të kandidojë, duke premtuar një “njoftim të madh” nga shtëpia e tij në Florida të martën.

Ish-presidenti “do të shpallë të martën se është kandidat për zgjedhjet presidenciale. Dhe do të jetë një njoftim shumë profesional, shumë i zoti”, tha këshilltari i tij Jason Miller në War Room, podkasti i Steve Bannon, një tjetër mik i ngushtë i Trump.

76-vjeçari republikan beson se çështja e kandidaturës së tij “as që duhet të ngrihet”, shpjegoi Miller.

Kjo do të jetë kandidatura e tretë e Trump.

Por edhe nëse ndikimi i tij në Partinë Republikane mbetet i pamohueshëm, ai përsëri doli i dobësuar nga zgjedhjet e mesmandatit të së martës, kur shumë prej mbështetësve të tij të të njëjtit mendim dështuan.

Në të kundërt, Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ylli i ri i së djathtës, u rizgjodh triumfalisht.

Kjo fitore e çimentoi vendin e tij si një sfidues potencial i ish-presidentit për nominimin republikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu