E mbajti të fshehtë, Shkurte Gashi publikon fotot e para nga pritja e ëmbël

Shkurte Gashi dhe partneri i saj, Albert Limani mirëpritën një djalë pak muaj më parë. Lajmi ishte një surprizë për adhuruesit e këngëtares pasi e mbajti shtatzaninë larg vëmendjes së publikut.

Por kohët e fundit, ajo ka zbuluar gjithçka nëpër intervistat që ka dhënë, që nga lidhja me partnerin e saj dhe deri tek lindja e vogëlushit. Ditën e sotme, Shkurte ka publikuar dhe fotot e para nga periudha e ëmbël.

Ajo shihet krah partnerit të saj, ndërsa ka shkruar: “Periudha jonë e bukur.” Kujtojmë që ajo zbuloi se ishte njohur me Albertin pasi i kishte dërguar gabimisht një mesazh në Instagram, duke nisur më pas historinë e tyre të bukur të dashurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu