E mësoi shqipen me vetëdëshirë, sot Aleksandar Petkovski e përdor çdo ditë në universitet, ku është dekan i Fakultetit Juridik

-Prej i vogël jam mësuar në rrethana multietnike, kemi luajtur nëpër xhami.

Pasi përfundoi fakultetin, shkoi në Norvegji si pjesë e një nisme, ku ishin mbledhur njerëz nga ish-Jugosllavia për të diskutuar për kohërat e luftës. Këtu Aleksandar Petkovski e gjeti frymëzimin për të mësuar gjuhën shqipe.

“Ndryshe nga shqiptarët të cilët kanë mbështetje institucionale, që ta mësosh gjuhën maqedonase në shkollën fillore, në shkollën e mesme, ne si maqedonas nuk kemi mundësi”, tha Aleksandar Petkovski, dekan i fakultetit juridik në UNT.

-Ju ku e mësuat?

“Unë e kam mësuar në klasa private, kam shkuar 4 vite, në vitin 2001 mendoj te një mësuese, ta përshëndes tani nëse e shikon këtë intervistë, Kadire Hoxha quhet”, shtoi Aleksandar Petkovski, dekan i fakultetit juridik në UNT.

Sot Petkovski është dekan i fakultetit juridik në Universitetin “Nënë Tereza”. Një prej arsyeve pse ka dashur të punësohet këtu, thotë se nuk ka dashur ta harrojë gjuhën shqipe. Kontakti i përditshëm me studentët dhe kolegët, i mundëson ta ruajë dhe mësojë edhe më mirë gjuhën.

“Unë p.sh flas shqip por e flas këtu në Universitet normalisht”, u shpreh Aleksandar petkovski, dekan i fakultetit juridik në UNT.

-A ka qenë edhe kjo një arsye që ke hyrë në Universitetin “Nënë Tereza”?

“Auu, për shkak se pas punës në “Nansen Dialog Qendër” punova në një organizatë tjetër joqeveritare, pastaj u punësova në Universitetin e Ohrit. Atje në Universitetin e Ohrit “Shën Apostull Pali” nuk kishte situata të cilën mund ta përdor gjuhën shqipe”, shtoi Aleksandar petkovski, dekan i fakultetit juridik në UNT.

Njohjen e gjuhëve të huaja, profesori Petkovski e sheh si pasuri, andaj, siç rrëfen, asnjëherë nuk është ndjerë i paragjykuar. Përkundrazi – ai thërret që qytetarët duhet të mësohen të jetojnë në multietnicitet, nëse duam që të bëhemi pjesë e BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu