E mori në parti, Rama-Bozos: Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh

Ditën e sotme inxhinierja Luljeta Bozo i është bashkuar Partisë Socialiste me ftesë të kryeministrit Edi Rama për të qenë në listën e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Gjatë bashkëbisedimit më Ramën, inxhinieria e njohur tha se është stërgjyshe.

E për ta pasuar këtë fakt, Rama vijoi duke i dhënë dhe një porosi: “Na e shkul veshin me kujdes, të mos na e këpusësh.

Të gjithë pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty. Nuk kam menduar se do arrinim ta bindnim Luljetën. Jam shumë mirënjohës dhe i qetë e lehtësuar, i dëshiruar që të shkojmë përpara njerëzve dhe të kem dy simbole, dy gra të jashtëzakonshme, Najadën dhe Luljetën. Një stërgjyshe ne skuadrën tonë të 25 Prillit”, përfundoi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu