Portieri i Vardarit, Filip Gacevski, si zakonisht nuk i kapërdinë lehtë humbjet nga Shkëndija e Tetovës. Ai pas çdo disfate reagon. Edhe sot e ka bërë një gjë të tillë, pasi Vardari i tij u eliminua nga garat e mëtutjshme të kupës së vendit.
“Kjo që ndodhi në ndeshjen e sotme në Tetovë është turp i madh për futbollin e Maqedonisë, mendoj se FFM dhe njerëzit që udhëheqin futbollin duhet të pyesin dhe të vendosin se deri kur kështu.
Kokën lartë djema, ju lumtë!!!”, ka shkruar portieri i Vardarit, Gaçevski në profilin e tij në rrjetin social facebook.










