“E ndala pas debatit por ai nuk ma dha dorën”, rrëfehet i moshuari që u përplas me Haradinajn

73-vjeçari nga Mitrovica, Bahtir Istrefi ka rrëfyer prapaskenat e një përplasje që ai pati me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një debat të organizuar në Mitrovicë të hënën.Gjatë debatit të mbajtur të hënën, Istrefi e pyeti kryetarin e AAK-së se “pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit”. Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj reagoi i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se “është marre për të që të flasë ashtu”.

Lidhur me këtë debat që ka pasur me Haradinajn, ai ka folur të martën. Ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit në dorëheqje që të mos hidhërohet nga fjalët e tij.“Unë u ndala dhe i thash ‘kryeministër, unë kërkova drejtësi. Të lutëm mos u idhno. Ai as nuk më tha kështu as ashtu’ por dorën nuk ma dha”, deklaroi Bahtir Istrefi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu