E ndjek gruan me dron dhe zbulon se ajo po e tradhtonte (VIDEO)

Një burrë, i cili nisi të kishte dyshime për gruan e tij, zbuloi përmes një droni se ajo e tradhtonte.

Video e postuar në Youtube nga YAOG tregon se si bashkëshortja e tij ecën disa blloqe larg shtëpisë e më pas hipën në makinën e një tjetri.

Ndërkohë që YAOG shpjegon klipin në të cilin ai ka ndjekur gruan me dron, i thotë shikuesve: “Nëse vështroni me kujdes, do të mund të shihni 18 vite martesë duke u shkatërruar”.

Ai gjithashtu shton se dyshimet nisën disa javë më parë kur gruaja filloi të sillej çuditshëm kur ishte me të, e më pas dikush e telefonoi e i tregoi se diçka po ndodhte.

Që kur u publikua në Youtube, LiveLeak dhe Reddit video ka marrë mijëra klikime.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu