Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, pritet të lirohet nga burgu.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur gëzimin për lirimin e tij dhe pritjen për rikthimin në familje.

“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.

Preniqi ishte arrestuar në gusht të vitit 2025, nga autoritetet serbe, derisa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu