E pa pritur, do ndalonte vaksinën AstraZenca, drejtoreshës të Agjencisë Daneze të Barnave i bie të fikët gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)

Danimarka ka ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca/Oxford për shkak të shqetësimeve në lidhje me mpiksjen e gjakut. Tanja Erichsen, drejtoresha e Departamentit të Farmakologjisë të Agjencisë Daneze të Barnave, doli në konferencën për shtyp në të cilën u njoftua vendimi, shkruan infoShqip

Tanja Erichsen, drejtoresha e Departamentit të Farmakologjisë në Agjencinë Daneze të Barnave, papritmas i ra të fikët gjatë konferencës për shtyp ku do deklaronte për ndalimin e përdorimit të vaksinës.

Incidenti, i cili ndodhi ndërsa shumë televizione po transmetoheshin drejtpërdrejt, u bë temë kryesore në shumë shtete.

Ndihma e parë për Erichsen u dha nga gazetarët pas konferencës për shtyp.

Anëtarët e komitetit shëndetësor thanë në një njoftim për shtyp se Erichsen ishte në gjendje të mirë dhe se shkak ishte presioni i gjakut që i kishte rënë nga lodhja./InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu