E papritur: Gjiganti europian ofron 130 milionë euro për Cristiano Ronaldon, nisin kontaktet e para

Manchester United është i interesuar për Cristiano Ronaldon. Sikurse raporton “Don Balon”, klubi anglez është i gatshëm për të ofruar deri në 130 milionë euro në drejtim të Juventusit për të sjellë edhe një herë tjetër portugezin në “Old Trafford”.

Kontaktet e para kanë filluar me anë të agjentit të lojtarit, Jorge Mendez. Tashmë do të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim, pasi jemi në prag të merkatos dhe gjithçka mund të “luhet”.

Eleminimi i Juventusit nga Champions League nuk është përcjellë aspak mirë në Torino dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të ndryshme të hedhin sytë nga bardhezinjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu