E papritur, presidenti i Çekisë flet për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Kosova shënoi fitore ndaj Çekisë duke rritur gjasat për kualifikim në Euro 2020, kurse për Çekinë, vendin që dikur ka qenë fitues e finalist i garave evropiane dhe botërore, kjo humbje ka qenë shumë përjetim i rëndë.

Mirëpo, duket se zhvillimet nuk do të ndalen në fushën e futbollit, por mund të kalojnë në rrafshin politik. Në fakt, Presidenti i Çekisë Milos Zeman, pritet të vizitojë Serbinë ditëve të ardhshme, kurse para vizitës, në një intervistë për një portal pro rus, ka thënë se “Çekia mund të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës”. “Pajtohem me deklaratën e ministrit të mbrojtjes Metnar se njohja e Kosovës ka qenë gabim diplomatik. Nëse edhe shtetet tjera vazhdojnë të tërheqin njohjet, Republika Çeke mund të jetë një nga ato shtete”, ka thënë Zeman për Parlamentarnji Listi, që u bë publike edhe në mediat serbe.

Duke folur për vizitën e në Serbi, ai pranoi se tema e Kosovës do të ishte me siguri pjesë e bisedimeve me Presidentin serb, Aleksandar Vucic.

“Çekia mbështet pranimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me përjashtim të Kosovës”, vazhdon deklarimi i Zemanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu